X

Bardhi në Korçë: Reforma Territoriale ka dështuar! Ja çfarë do të bëjë PD


Korça ka qenë ndalesa e radhës e sekretarit të Përgjithshëm të PD, në kuadër të një turi takimesh me strukturat e partisë.

Në fjalën e tij, Gazment Bardhi u shpreh se Reforma Territoriale ka dështuar, rishikimi i saj është prioritet absolut i Partisë Demokratike.

Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka vetëm një qëllim: Qytetarët të zgjedhin Qeverinë që u jep zgjidhje halleve dhe problemeve të tyre, që punon për ta, që jep llogari përpara tyre dhe që ka frikë nga vota dhe vullneti i qytetarëve.

Qarku Korçë është braktisur nga Qeveria në këto 6 vjet, duke sjellë varfëri dhe pamundësi për fermerët punëtorë të kësaj zone, sepse Edi Rama e ka të lidhur pushtetin me krimin dhe oligarkët.

Në mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq, i sigurova për planin tonë konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes.

Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve.

Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve.

Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike!” u shpreh Bardhi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Një mënyrë pa hipokrizi për të përkujtuar 21 janarin

Masakra me katër protestues të vrarë në 21 janarin e këtër viteve më parë, si një nga ato ngjarje që...

Close