X

Aksident tek “Ura e Shkozës”, përplaset me urbanin, taksia përfundon në trotuar

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë tek “Ura e Shkozës” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake një autobus urban është përplasur me një taksi.

Kjo e fundit nga përplasja e fortë ka përfunduar mbi trotuar, në derën e një banese. Pjesa e pasme e taksisë ka pësuar dëmtime, ndërsa urbani më pak. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar. Nga aksidenti është shkaktuar trafik i rënduar në rrugë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vdes një foshnjë 3-muajshe në Librazhd

Një foshnjë tre muajshe ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Librazhdit. Foshnja mësohet të...

Close