

Amir Rrahmani është zyrtarisht lojtar i Napolit. Pas konfirmimit nga pala e lojtarit dhe lajmeve të shumta në media ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i dy klubeve përkatëse. Verona dhe Napoli kanë zgjedhur pikërisht ditën e sotme për të lajmëruar transferimin e yllit të kombëtares kosovare.
Ashtu siç ishte lajmëruar më parë Rrahmani do ta mbyllë këtë sezon si i huazuar te klubi aktual, për t’u veshur i kaltër pas 30 qershorit të këtij viti. Sipas medieve italiane, ai do i kushtojë 14 milionë euro Napolit dhe paga do të jetë 1.8 milionë euro në sezon, rreth 300 mijë euro më shumë se Hysaj.
Ky është transferimi më i shtrenjtë i një lojtari shqiptar në histori. Kujtojmë se Rrahmani më parë ka luajtur edhe me Partizanin, klubi që i shërbeu si trampolinë për të kaluar në një kampionat të huaj si ai kroat. Një rritje graduale në karrierë për 25-vjeçarin, që tashmë do jetë pjesë e një prej klubeve, që i ka dhënë tonin kampionatit italian dekadën e fundit.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Klubi serb/ Koret raciste ndaj Ibras, Crvena Zvezda rrezikon dënimin!
Sindikata e Futbollistëve kërkesë Edi Ramës: Vaksino ish-sportistët!
Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti për fazën çerekfinale, skuadrat që do të përballen
Champions League/ Bayerni “shtyp” Lazion, Chelsea befason Atleticon në Madrid
Aksidentohet rëndë ylli i golfit, Tiger Woods
Ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare ish-futbollisti i Atalantës
Shkaku i koronavirusit, UEFA anulon kompeticionin e madh europian
Real Madrid kërkon 80 milionë euro për kartonin e Odegaard
Lini nje Koment