X

Vrasja në Tiranë/ Zbulohen të tjera detaje, i riu shkoi në Astir për të varrosur gjyshen, ishte në lokal me dy vajza kur u thirr jashtë dhe u qëllua

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi zonë e Astirit në kryeqytet, ku u vra me armë zjarri 28-vjeçari Vilson Tafçiu.

Sipas “Balkan Web”, viktima jetonte në zonën e Institutit, në Tiranë, dhe kishte shkuar në Astir për të varrosur gjyshen, që i kishte vdekur këto ditë.

Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke konsumuar kafe me dy vajza të tjera në lokalin më të frekuentuar në Astir, kur është thirrur nga një person. Tafçiu ka dalë në krah të lokalit, ku është qëlluar me disa plumba, duke mbetur i vdekur.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar mbi 20 persona, që ndodheshin në lokal, për t’i pyetur për ngjarjen, si dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
U kthye nga Holanda, zhduket pa bujë 33-vjeçari në mes të Tiranës, prej pesë vitesh s’dihet asgjë për të

Në këtë puntatë të parë të emisionit “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, do të flasim për një ngjarje...

Close