X

Momente tmerri për portierin e Manchester United, pëson aksident me makinën e tij

Momente tmerri për portierin e Manchester United, Sergio Romero, i cili kaloi momente paniku ditën e sotme, makina me të cilën ai po udhëtonte ka pësuar një aksident.

Për fat të mirë lojtari nuk ka pasur probleme fizike, ku thuhet se në momentin që po dilte nga makina ishte trembur. Makina me të cilët po udhëtonte, Lamborghini me vlerë 170,000 £ u pa nën një pengesë buzë rrugës.

Sipas tabloideve angleze, nata e ftohtë dhe e akullt në Manchester bëri që argjentinasi të humbte kontrollin e mjetit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat kanë ndihmuar edhe futbollistin të dalë nga makina e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Zyrtare/ Napoli dhe Verona konfirmojnë transferimin e Rrahmanit

Amir Rrahmani është zyrtarisht lojtar i Napolit. Pas konfirmimit nga pala e lojtarit dhe lajmeve të shumta në media ka...

Close