X

Berisha bën mrekullinë me SPAL, mund me përmbysje Atalantën e Gjimshitit

Etrit Berisha është kthyer sot në një stadium ku për tre vite ka qenë protagonist, atë të Bergamos, pasi SPAL i tij përballet sot me Atalantën, skuadrën nga e cila ai u largua në verën e vitit 2019. Portieri shqiptar nuk gjeti hapësirat e duhura te bergamaskët në vitin e fundit dhe shkoi te ekipi i qytetit të Ferrarës, ku është kthyer në një nga gardianët më të vlerësuar në Itali, edhe pse ekipi i tij mban vendin e fundit në renditje.

Sigurisht, që Berisha do të dëshironte një hakmarrje të vogël përballë Atalantës, por ndeshja ka nisur shpejt me një gol të shënuar nga skuadra vendase. Për më tepër, ishte një realizim i rrallë i Iliçiç, i cili shënoi me thembër para gardianit shqiptar pas një pasimi nga e majta.

Megjithatë, në pjesën e dytë skuadra e tij arriti të bënte mrekullinë, pasi me anë të Petanaj e Valoti arriti të kthente rezultatin në 2-1 duke marrë një fitore shumë të rëndësishme që e largon për momentin nga vendi i fundit në renditje. Në pjesën e dytë të ndeshjes në fushë ishte edhe Gjimshiti, i cili iu afrua golit, por nuk arriti të kalonte Berishën, që dhuroi një tjetër shfaqje të mirë duke bërë një devijim vendimtar në minutat shtesë ndaj Zapata për të ruajtur këtë trepikësh.

Atalanta-SPAL 1-2
16’ Iliçiç / 54′ Petanja, 60′ Valoti

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Mbape: Idhulli im i parë ishte Zidan, më pas e kishte radhën Ronaldo

Kilian Mbape sot ka prezantuar para publikut fondacionin e tij të ri të bamirësisë, nëpërmjet të cilit do të mundohet...

Close