X

Artan Hoxha thotë se ka një video ku një kryebashkiak pi drogë, por nuk i tregon emrin, e mban sekret…

Pak javë më parë, në emisionin e Blendi Fevziut, gazetari Artan Hoxha, deklaroi se dispononte një video për një kryetar bashkie, ku ai konsumon lëndë narkotike. Në atë emision, gazetari i investigimeve, nuk e tregoi emrin e kryebashkiakut dhe nuk e publikoi videon.

Këtë të hënë, emisioni Opinion ka trajtuar pikërisht çështjen e dekriminalizimit dhe kryetarëve të bashkive.

Fevziu e pyeti gazetarin se çfarë përmban video që ai ka përmendur më parë. Artan Hoxha, me misterin dhe konfidencialitetin që e karakterizon në këto raste , u shpreh se kryetari i Bashkisë është filmuar duke pirë drogë, por sërish nuk i tregoi emrin, duke i dhënë publikut disa copëza të një ngjarje të supozuar, por jo të vërtetën deri në fund. Nuk dihet përse gazetari e mban sekret emrin e kryebashkiakut, sepse nëse kjo video ekziston, ajo do të përbënte interes për publikun dhe është detyrë e çdo gazetari që e posedon atë, apo informacione rreth saj, t’i publikojë sa më parë.

Pjesë nga biseda në Opinion:

Blendi Fevziu: Më shkruan dikush, çfarë ndodhi me atë videon e kryebashkiakut?

Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi atë (qesh)…

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Bardhi: Nën hetim një kryetar bashkie në qarkun e Tiranës, informacione edhe nga PS

Njësia e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur verifikimet mbi të shkuarën e Agron Malajt, sot kryetar bashkie në...

Close