X

Pasagjerët e linjës Romë-Tiranë përjetojnë tmerr në ajër, avioni nuk ulet për shkak të mjegullës

Avioni i linjës “Blue Panorama”, i nisur nga Roma rreth orës 19:30, nuk ka arritur të ulet në aeroportin e Rinasit, për shkak të mjegullës së dendur.

Avioni ka mbetur në ajër duke bërë disa rrotullime, deri sa është marrë vendimi që ai të ulet në aeroportin e Brindisit në Itali, rreth orës 23:00.

Pasagjerët e këtij fluturimi kanë përjetuar momente tmerri dhe pasigurie për disa orë.

Një pasagjer i tha TPZ.al, se për disa orë, askush në aeroport nuk u ka dhënë shpjegime se çfarë do të ndodhte me ta dhe se kur do të mund të nisen drejt Tiranës. Ata qëndruan deri në orën 05:00 të mëngjesit në karrike dhe u janë ofruar si ushqim, disa qese me patatina dhe lëngje frutash.
Pasagjeri i tha TPZ.al, se  kompania i ka spostuar në një hotel, rreth orës 05:00. Avioni do të nisest drejt Tiranës, rreth orës 14:00.

Aeroporti i Rinasit u paralizua mbrëmjen e djeshme, për shkak të mjegullës së dendur.

E njëjta situatë u krijuar në datën 12 Janar, kur mjegulla e dendur paralizoi aktivitetin e aeroportit.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Avioni mbeti në ajër për disa orë dhe më pas u ul në Brindisi, shihni si kanë përfunduar pasagjerët e “Blue Panorama”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
FOTO/ Kush janë çifti i biznesmenëve që u plagosën nga grabitësit në Allias, skena në sy të vajzës

Petrit dhe Afërdita Laze janë dy personat të cilët mbetën të plagosur nga grabitësit, në shtëpinë e tyre në Allias....

Close