X

Dygolësh i Ronaldos, Juventusi nuk fal ndaj Parmës dhe shkon… +4 ndaj Interit

Juventusi nuk fal në kampionat. Bardhezinjtë e Mauricio Sarrit kanë mposhtur me rezultatin 2-1, Parmën, duke thelluar diferencën në +4 nga ndjekësit e Interit.

Dopieta e Ronaldos, i siguroi fitoren e 16-të në kampionat, “Zonjës së Vjetër”, e cila synon të ruajë titullin kampion edhe këtë sezon.

Golin e parë ylli portugez e realizoi në minutën e 43-të, i ndihmuar edhe nga devijimi me prapanicë i Darmian. Miqtë nga Parma, provuan të barazonin shifrat me Kornelius në minutën e 55-të.

Baraspesha zgjati vetëm 3 minuta, pasi Ronaldo realizoi serish, duke sjellë triumfin e radhës. Me këtë trepikësh, Juventusi u ngjit në kuotën e 51 pikëve, teksa në sfidën e radhës bardhezinjtë do të jenë mysafirë në Napoli, ndaj skuadrës së Gatuzos.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
DETAJE TE REJA/ Çifti në Tiranë u plagos nga grabitësit që kishin hyrë në shtëpi

Një burrë dhe një grua janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Alliasit në Tiranë. Ngjarja...

Close