X

DETAJE TE REJA/ Çifti në Tiranë u plagos nga grabitësit që kishin hyrë në shtëpi

Një burrë dhe një grua janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Alliasit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.40 në një banesë në rrugën “Njazi Meka”. Sipas policisë 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit. Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aeroporti i Rinasit në kaos për shkak të mjegullës, avionët enden në ajër prej 60 minutash

Prej më shumë se një ore asnjë avion nuk po ulet në pistë dhe as po niset nga aeroporti i...

Close