X

Bajerni i përgjigjet Klinsmanit me katër gola brenda 21 minutave, tani është i dyti

Bajern Mynih nuk ka vonuar t’u përgjigjet rivalëve për titull me një fitore të thellë sot në transfertë ndaj Herta Berlin, por sidomos trajnerit të kundërshtarëve që kishte përballë, Jurgen Klinsman. Ky i fundit e kishte cilësuar një histori të mbyllur atë me Bajnerin, duke theksuar se nuk e mendonte më kthimin në atë ekip, ndërsa bavarezët i kanë treguar në mënyrën e tyre se për momentin nuk ia ndjenin nevojën.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik ka bërë një pjesë të dytë spektakolare, duke shënuar katër herë brenda 21 minutave për të siguruar rezultatin. Myler i ringjallur hapi serinë e golave, ndërsa Levandovski me penallti dyfishoi shifrat. Alkantara çoi rezultatin në 3-0 ndërsa Perishiç i vendosi vulën me golin e 4-0 në sfidën ku në 10 minuta e fundit në fushë ishte edhe Leon Dajaku, mesfushori i talentuar shqiptar i cili aktualisht përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.

Me këtë fitore, Bajerni ngjitet në vendin e dytë në klasifikim me 36 pikë, 4 më pak se Lajpcig kryesues, ndërsa e ndjek Borusia Mynshengladbah me 35 dhe dyshja Borusia Dortmund-Shalke me nga 33 pikë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Samiti i Libisë në Berlin bën thirrje që palët të ndalin armiqësitë

Me aktorët kryesorë në luftën civile të Libisë në Berlin, Gjermania shpreson të frenojë ndërhyrjen e huaj në konflikt, si...

Close