X

U shpallën ‘non grata’ nga qeveria shqiptare, largohen dy diplomatët iranianë. Operacioni u ndoq nga anti-terrori

Afati prej 72 orësh i vendosur nga qeveria shqiptare për dy diplomatët iranianë që u shpallën “non grata”, duket se është respektuar. Sipas informacioneve mësohet se diplomatët e dëbuar me urdhër e Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punë e Jashme, janë larguar sot nga vendi ynë në drejtim të Turqisë.

Diplomatët Mohamed Peimanemati, që ishte këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri, janë larguar sot nga Rinasi. Largimi i tyre është ndjekur imtësisht nga struktura e anti-terrorrit në Policinë e Shtetit, dhe është pritur deri në ngritjen e avioni ku ishin dy irianianët brenda, pasi kishte informacione që ata mund të mos respektonin urdhrin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Nikollaqi mori pesë plumba, ai në kokë i rrezikon jetën” – mjekët tregojnë gjendjen e të plagosurve në Vlorë

Bluzat e bardha kanë dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të dy personave që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në...

Close