X

“Nikollaqi mori pesë plumba, ai në kokë i rrezikon jetën” – mjekët tregojnë gjendjen e të plagosurve në Vlorë

Bluzat e bardha kanë dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të dy personave që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mjekët thonë se Nikollaq Çepaj është dërguar në spital në gjendje shëndetësore të rënduar. 36-vjeçari ka marrë 5 plumba, në kokë, në legen dhe në shpinë.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze për shkak të plumbit në kokë. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje të kirurgjikale dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërsa 27-vjeçari Roland Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, por gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Lajpcig nuk ka ndër mend të ndalet, arrati në Bundesligë me Verner që kalon Levandovskin

Skuadra e Lajpcig këtë vit nuk ka ndër mend të dorëzohet lehtë në luftën për titull dhe pasi mori vendin...

Close