X

Napoli i Gatuzos për turp, humb të tretën radhazi me Hysajn përsëri titullar

Skuadra e Napolit duket se nuk po arrin të dalë nga kriza dhe as ndërrimi i trajnerit nuk i ka bërë punë. Nën drejtimin e Xhenaro Gatuzos, ekipi ka pësuar sot humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe duket se ka humbur përfundimisht trenin e skuadrave që luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve.

Disfata e radhës erdhi mes shumë kontestimesh në shtëpi përballë Fiorentinës, në një ndeshje ku Elseid Hysaj ishte përsëri titullar, këtë herë në krahun e majtë të prapavijës. Paraqitja e Napolit ishte shumë e dobët, sidomos pasi pësoi golin e parë nga Fiorentina në minutën e 26, me Kiezën që mposhti me një goditje të kalibruar Ospinan.

Ne pjesën e dytë mungoi reagimi që pritej dhe në pjesën më të madhe të kohës tifozët vërshëllyen lojtarët e tyre. Goli i Vlahoviç në minutën e 74-t i vuri vulën fitores së Fiorentinës e cila arriti pikërisht Napolin në renditje në të njëjtën kuotë pikësh, ndërsa skuadrat ndajnë vendin e 12 dhe 13 në renditjen e Serisë A.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Lajpcig nuk ka ndër mend të ndalet, arrati në Bundesligë me Verner që kalon Levandovskin

Skuadra e Lajpcig këtë vit nuk ka ndër mend të dorëzohet lehtë në luftën për titull dhe pasi mori vendin...

Close