X

Mori plumb në kokë e trup, Nikollaq Çepaj niset drejt Tiranës në gjendje kritike për jetën

Nga atentati i sotëm në lagjen “Bashkimi” mbetën të plagosur Roland Çepaj dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj), ky i fundit pak ditë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar per plagosje në qershor të 2019.

I plagosuri Nikollaq Çepaj është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Gjendja e tij është e rënduar për shkak të plagëve të rënda në kokë dhe trup.

Në fshatin Cerkovinë, në aksin që lidh Vlorën me Fierin është gjetur një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve të plagosjes së dy personave.

Makina ka targa AA 918 OU, ndërsa brenda është gjetur edhe arma kallashnikov.

Janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Engel letër admiralit amerikan: Kujdes me deklaratat për Serbinë

Ligjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, i bëri thirrje të shtunën admiralit amerikan James Foggo, komandant i marinës amerikane për Evropën,...

Close