X

Gjendet një makinë e djegur në dalje të Vlorës, dyshohet se iu përket autorëve të plagosjes

Një makinë e djegur është gjetur pak më parë, në qytetin e Vlorës.

Mjeti i djegur dyshohet se iu përket autorëve të plagosjes së Nikollaq dhe Ronald Çepaj, rreth dy orë më parë në qytetin bregdetar. Mësohet se makina është gjetur në dalje të Vlorës.

Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin dhe vijon kërkimet për kapjen e autorëve të plagosjes, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Paralajmërimi i fortë i Bardhit: Po verifikohen 15 kryebashkiakë të PS! Ja pse u ulëm në tryezën e Reformës Zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka paralajmëruar nga Korça se do të publikohen të tjerë emra kryebashkiakësh,...

Close