X

Gjendet një kallashnikov brenda ‘Benz-it’ të shkrumbuar, ndjekja e policisë iu prishi planin autorëve të plagosjes së dyfishtë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, që tronditi qytetin e Vlorës këtë mbrëmje, ku u plagosën me armë zjarri dy persona.

Makian e shkrumbuar, tip “Benz A-Class”, dyshohet se është përdorur nga autorët për vrasjen e dyfishtë të kunetërve Nikollaq dhe Ronald Çepaj.

Mjeti është gjetur i shkrumbuar totalisht, ndërsa në bagazhin e tij është gjetur dhe një armë tip “kallashnikov”, që dyshohet se është përdorur për plagosjen.

Ndërkohë, mjeti i djegur është gjetur në një rrugë të fshehtë, tip labirinthi, dhe që është shumë e vështirë për t’u futur, por raportohet se autorët janë detyruar të përfundojnë aty, për shkak se janë ndjekur nga policia, pasi plani i tyre dyshohet se ka qenë ndryshe.

Për kapjen e autorëve, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin, si dhe kanë shkuar forca të tjera me qen, që po vijojnë kërkimet në zonë, madje edhe në banesa.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Edi Rama, lëri broçkullat për shëndetësinë”, Vasili: Katet e Kirurgjisë që u inauguruan janë ndërtuar më 2012…

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, sulmon kryeministrin Edi Rama për ambientet e reja të spitalit Kirurgjikal, që u prezantuan pak...

Close