X

Zjarri në Kurbin, pamje nga shtëpia ku u dogj fëmija dy vjeç (VIDEO)

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit duke i marrë jetën një fëmije 2-vjeçar. Policia konfirmoi se fëmija është gjetur i asfiksuar pa jetë brenda kësaj banese dhe me shenja djegie.

Forca të shumta policie dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje. Lapsi.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Kurbin/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
3.4 milion € në Toyota Yaris/ Gjykata e Tiranës liron gjashtë të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë për 6 personat e dyshuar të rastit të bujshëm “Toyota Yaris”....

Close