X

“Vdekje Amerikës” brenda në xhami, Khamenei: Trump është një klloun dhe terrorist


Duke drejtuar lutjet e së Premtes për herë të parë pas tetë vitesh, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khamenei u shpreh ndër të tjera se Donald Tramp është një klloun dhe një terrorist. Sipas tij sulmi ndaj bazave amerikane në Irak u bë nga dora e Zotit .

“Dy javët e fundit ka pasur ditë të hidhura dhe të ëmbla, një pikë kthese në histori. Ceremonia e varrimit të gjeneral Soleimanit dhe sulmet ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak ishin ditë të Zotit”.

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khamenei, në shërbesën e tij të parë fetare pas tetë vitesh në Teheran theksoi se të dy këto episode dëshmuan pushtetin e një kombi që i ka dhënë një goditje Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me sulmin e raketave kundër bazave ushtarake amerikane sipas Khameneit, është goditur krenaria dhe prestigji i Amerikës. Brenda xhamisë së madhe ishte vendosur dhe një parullë e madhe ku lexohej: “Vdekje Amerikës”, si dhe fotografi të gjeneralit të vrarë.
Lideri suprem i Iranit kritikoi ashpër Donald Tramp duke e cilësuar si një kloun i cili shtiret sikur mbështet popullin iranian.

“Presidenti terrorist i Amerikës, kreu një krim duke vrarë gjeneralin Soleimani, dhe jo në fushën e betejës, por në një mënyrë prej frikacakësh. Soleimani ishte komandanti më i rëndësishëm në luftimet kundër ISIS në Siri dhe Irak, por amerikanët nuk patën kurajë të përballeshin me atë në fushën e betejës por e vranë teksa ndodhej në një vizitë në Bagdad me ftesë të qeverisë irakiene”, ka thënë ai.

Khamenei nuk kurseu sulmet as për Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, të cilat konfirmuan vënien në funksion të mekanizmit të rezolutës për programin bërthamor, duke fajësuar republikën islamike se ka shkelur marrëveshjen.

“Thashë që në fillim se nuk kam aspak besim në dialogun me perëndimin për sa i përket aktiviteteve tona bërthamore, e as tek zotërinjtë që ulen në tryezën e bisedimeve duke mbajtur dorashka mëndafshi për duart e tyre të hekurta. Janë në shërbim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dialogu me ata është një mashtrim.

Gjatë luftës me Irakun, Gjermania i dha Sadam Huseinit armë kimike, Franca dërgoi helikopterë për të goditur naftëmbajtëset iraniane dhe Britania e Madhe ishte në shërbim me të gjitha mjetet e saj”.

Lideri suprem i Iranit tha se rrëzimi i avionit ukrainas ishte një incident i hidhur. Ajatollahu shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, duke theksuar se duhen marrë masat e duhura që një gjë e tillë të mos përsëritet.

Ndërkohë në Iran vijojnë sulmet kundër ambasadorit britanik Rob Mekeir, i cili u ndalua të shtunën nga policia teksa merrte pjesë në një manifestim në Teheran për viktimat e avionit.

Manifestim që më pas u transformua në protestë kundër autoriteteve të Republikës Islamike.

Ahmad Alamolhoda, Ajatollah i një qyteti në veri lindje të vendit, kërcënoi publikisht diplomatin para një grupi besimtarësh duke thënë se ai duhej copëtuar. Sipas tij dëbimi nga vendi do të ishte shumë pak për të.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Rama e urren Shqipërinë, ndërsa Haradinaj derdh gjak për Kosovën”, Vasili: Këtë s’ka bir nëne që ta diskutojë

Nënkryetar i LSI-së, Petrit Vasili ka vijuar me sulmin ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon padisë që ky i...

Close