X

U dhunua dhe u mor peng me makinë, policia: Si ndodhi ngjarja në Kamëz


Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen ku një person u mor peng në Kamëz. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44, në rrugën “London”.

Burime policore thanë se ka dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ish-kreu i bandës së Durrësit në liri, Gjonaj: Ndjekje penale për gjyqtaren Enkeleda Hoxha, e paralajmëruam

Një këmbanë alarmi e ka konsideruar ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj lirimin nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit,...

Close