X

Tare nuk ka ndërmend të dorëzohet për Kumbullën, drejtori punon për të gjetur akordin personal me mbrojtësin


Marash Kumbulla është një nga futbollistët më të lakuar në këtë merkato të janarit.

Mbrojtësi i Kombëtares shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit me fanellën e Veronës dhe pavarësisht moshës 19-vjeçare apo se është në sezonin debutues në elitën e futbollit italian, sërish ia ka dalë të impresionojë me personalitetin e tij në qendër të mbrojtjes.

Në këtë formë, interesimi për Kumbullën është i madh nga klubet e Serisë A, të cilat e shohin si një element thelbësor për të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Interi duket se është në linjë të parë për shërbimet e shqiptarit, ndërsa aty pas zikaltërve është edhe Fiorentina.

Megjithatë, ai që nuk dorëzohet në këtë garë është drejtori i Lacios, Igli Tare. Tare nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mbrojtësi dhe sipas mediave italiane është duke punuar për të gjetur akordin personal me lojtarin e më pas me klubin e Veronës.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse drejtori i Lacios do ia dalë të triumfojë për shërbimet e Kumbullës dhe të mposhtë konkurrencën e shumë klubeve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Vetëvendosja paralajmëron zgjedhje të reja, LDK: Të lëshojmë rrugë

Deputetja e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci paralajmëroi të premten se në Kosovë mund të ketë zgjedhje të reja. Nagavci tha për...

Close