X

Sulmohet me dinamit makina e arbitrit: Federata ndalon kampionatin

Federata e Futbollit e Qipros ka pezulluar të gjithë ndeshjet e kampionatit “për kohë të pacaktuar” pasi një arbitër rrezikoi jetën, por për fat doli i paprekur, nga një atentat me dinamit kundër makinës së tij. Policia lokale ka shpjeguar se shpërthyesi ishte ruajtur në një dispozitiv eksploziv vendosur në kofanon e makinës së arbitrit Andreas Constantinou, duke shkaktuar dëme të forta.

Federata e ka përcaktuar sulmin si një “akt terrorist” që gjeneron frikë mes arbitrave, duke dëmtuar sportin. Episodi mbërrin në dritën e akuzave të reja për baste të dyshuara mbi ndeshje të trukuara të divizionit të dytë dhe kupës. Akuzat kanë shtyrë presidentin qipriot Nicos Anastasiades të impenjohet për të pastruar botën e sportit. Nuk është hera e parë që në Qipro arbitrat janë viktima të atentatit, një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe në 2014.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dhjetë sportistët më të paguar të dekadës, shifrat janë të çmendura

Të bëhesh sportist i madh është një sfidë, të cilën shumë pak njerëz e kalojnë, por ata që ja arrijnë,...

Close