X

“S’donte të humbte peshë”, s’njihet më prej transformimit! Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Adele hoqi 45 kilogramë


Transformimi i saj i fundit, dhe humbja e 45 kilogramëve, ka bërë që këngëtarja Adele të mos njihet më. Nga pamja e saj e shëndoshë dhe me shumë kile, tashmë shikojmë një tjetër njeri.

Por, nëse mendonit se Adele vendosi të dobësohej për t’u dukur më bukur, e keni gabim. Një burim për People deklaron se këngëtarja vendosi të ushqehej shëndetshëm. Dhe kjo solli rezultatin befasues të Adele.

“I gjithë përqendrimi i saj gjatë udhëtimit për humbje peshe lidhet me atë se si ajo mund të jetë më e shëndetshme dhe si mund ta trajtojë më mirë trupin e saj. Asnjëherë nuk kishte për të humbur peshë.

Humbja e saj në peshë ndodhi sepse ajo ka zvogëluar pirjen dhe po ha më shumë ushqim të shëndetshëm.

Por tani ajo e do edhe transformimin e saj fizik. Ajo është më e sigurt, dhe duket e lumtur në përgjithësi,”- u shpreh një person i afërt i këngëtares për People.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Më mirë e çmendur se kukull që dehet me genjeshtra”, Jonida Maliqi mesazh Romeos: E vetmuar përballë intrigave

Këngëtarja Jonida Maliqi, pak kohë më parë i dha fund romancës pasionante me aktorin e humorit, Romeo Veshajn. Por, arsyet...

Close