X

“Më mirë e çmendur se kukull që dehet me genjeshtra”, Jonida Maliqi mesazh Romeos: E vetmuar përballë intrigave


Këngëtarja Jonida Maliqi, pak kohë më parë i dha fund romancës pasionante me aktorin e humorit, Romeo Veshajn.

Por, arsyet e vërteta të këtij vendimi të befasishëm, nuk u morën vesh, edhe pse u aludua për dy arsye, që qarkulluan në median rozë.

Megjithatë, edhe pas ndarjes Jonida Maliqi ka vendosur të thumbojë ish-të dashurin e saj, me anë të një poezie të Albatros Rexhës, që ajo e ka rrethuar qartësisht me të kuqe, dhe duket se gjen vetveten.

“Luftëtare e së vërtetës. E vetmuar, përballë valës së intrigave pafund. Nuk ngurrojnë ta quajnë të çmendur, ndërsa ajo vetëm qesh.

Më mirë e çmendur që jeton të vërtetën , se një kukull që dehet me gënjeshtra të bukura,”- është poezia e shkurtër që këngëtarja ka ndarë në profilin e saj të Instagramit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ Rezart Veleshnja ‘prish’ shoqërinë e ngushtë me Luana Vjollcën, pas fotos që publikoi

Rezart Veleshnja vjen gjithmonë në vëmendje me postimet e tij në rrjete sociale. Këtë herë ka vendosur të thumbojë të...

Close