X

Kastro Zizo prezanton të dashurën! Simpatikja që do ta bëjë për herë të tretë baba këngëtarin


Pak kohë më parë, Kastro Zizo bëri publik lajmin, se së shpejti do të bëhet baba për herë të tretë.

Madje ai konfirmoi dhe gjininë e bebes, duke treguar se është në pritje të një djali. Por, shumë pak dihej për të dashurën e tij, që për momentin është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Këngëtari ka vendosur ta prezantojë me publikun, vajzën 25-vjeçare që i ka rrëmbyer zemrën dhe do t’i dhurojë për herë të tretë, titullin baba. Në një foto të një darke mes miqsh, dallohet dhe vajza simpatike me barkun e rrumbullakosur, e veshur sport me ngjyrën gri.

Revista “Bordo” ka zbuluar se vajza në fjalë quhet Sara dhe është 25 vjeçe. Kastro Zizo është babai i dy fëmijëve nga lidhjet e mëparshme, një djalë dhe një vajzë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Shpirt, gëzuar”, Elvana uron mashkullin misterioz për ditëlindje, i fërkon me gisht orët që shkëlqejnë (Video)

Këngëtarja Elvana Gjata ka bërë një urim për ditëlindje. Në një postim në Instastory, Gjata ka publikuar një video ku...

Close