X

Dhjetë sportistët më të paguar të dekadës, shifrat janë të çmendura

Të bëhesh sportist i madh është një sfidë, të cilën shumë pak njerëz e kalojnë, por ata që ja arrijnë, përveç suksesit përfitojnë edhe shumë para. “Transfermarket” ka publikuar listën e sportistëve, që kanë grumbulluar më shumë para nga pagat e klubeve, por edhe sponsorët.

Në listë janë dhjetë atletë të gjashtë sporteve të ndryshme. Në vendin e parë është boksieri i pamposhtur, Flojd Mejuedhër, që ka arkëtuar plot 820 milionë euro. Një pjesë e mirë e këtyre të ardhurave vjen nga ndeshja më e shtrenjtë e historisë kundër Meni Pakiao. As meksikani nuk mungon në këtë renditje, duke u renditur i teti me 390 milionë euro.

Futbolli përfaqësohet nga dyshja historike Mesi-Ronaldo, me portugezin, që është i dyti në renditje dhe “pleshti” vjen direkt pas tij. Federer është tenisti i vetëm që arrin të bëhet pjesë e kësaj liste, ndërkohë që golfi përfaqësohet me dy sportistë. Tajgër Uds dhe Fill Majkëllson renditen në vendet pesë dhe gjashtë. Nuk kishin sesi të mungonin yjet e NBA, Kevin Durant dhe Lebron Xhejms, ndërkohë që Hemilton “nderon” automobilizmin si piloti më i paguar i dekadës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
“Do t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme”! Paralajmëron Agron Tufa, shënjestron drejtorin e lartë në polici: Për ish-sigurimsin…

Shkrimtari Agron Tufa ka shënjestruar një tjetër zyrtar të lartë, që sipas tij, ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit...

Close