X

Dermaku: Nuk e mendoja se do gjeja kaq shumë hapësirë, qëllimi im është të qëndroj te Parma


Kastriot Dermaku ishte mbrëmjen e djeshme në fushë për Parmën teksa emilianët sfiduan Romën në Kupën e Italisë. Megjithatë, ekipi i mbrojtësit shqiptar nuk ia doli të kualifikohej për më tej teksa u mposht me rezultatin 0-2 nga kryeqytetasit.

Pas ndeshjes, Dermaku u shpreh se tashmë përqëndrimi duhet të kaloj në kampionat ndërsa thekson se pavarësisht lakimit të emrit në merkato, ai kërkon të qëndrojë te Parma.

“Mbetëm pak keq pas ndeshjes. Luajtëm kundër një skuadre të madhe, e cila e tregoi veten në pjesën e dytë.

Tani vëmendja duhet të kaloj te kampionati. Nuk është e lehtë kur ndryshojnë shumë lojtar, por i ka bërë mirë atyre që kanë pasur më pak minuta në këmbë.

Sfida kundër Juventus? Do jetë një ndeshje e vështirë, ata janë kampionët e Italisë. Do të zbresim në fushë për të bërë rezultat.

Si e vlerëson pjesën e parë të sezonit? Kam luajtur dhjetë ndeshje mes Kupës dhe kampionatit dhe nuk e kisha menduar se do kisha kaq shumë hapësirë.

Kështu që jam i lumtur. Merkato? Nuk kam folur me asnjë skuadër, sepse këtu ndihem mirë. Qëllimi im është të mos largohem nga Parma”, u shpreh Dermaku.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
“Kush i sheh, të mos u afrohet”, policia shpall në kërkim 2 të rinjtë e rrezikshëm, ekzekutuan ish-snajperistin kurd

Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia britanike për vrasjen e një...

Close