X

Deklaroi hapur dashurinë, Rudina Dembacaj poston foto me me Mark Frrokun


Mund të cilësohen pa frikë si çifti më i ndjekur për momentin.

Bëhet fjalë për Rudina Dembacajn dhe Mark Frrokun, të cilët pak kohë më parë bënë edhe publike lidhjen e tyre.

Ishte vet aktorja dhe moderatorja që postoi foto me ish-deputetin ku deklaronte se e donte.

“E di qe e donit të gjithë, por e kam për vete… exluzive. Për te gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes…Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi!”, shkroi Rudina pak ditë më parë.

Që prej asaj dite duket se Rudina nuk i kursen pozat me partnerin e saj. Aktorja ka postuar një tjetër foto në krahët e të dashurit, ku çifti shihet së bashku në ambientet e biznesit të tyre.

Tashmë Marku dhe Rudina nuk fshihen më as nga fotot paparacë, por as nga sytë e gjithë publikut që mezi pret të mësojë më shumë detaje nga kjo histori.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Po na gërryhen mushkëritë”, Majlinda Bregu flet për ndotjen, i kthehet ndjekësi: Shit makinën! Përgjigja e prerë

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka menduar të ndajë një status ndërgjegjësues, për gjendjen alarmante të ndotjes së ambientit. Ish-ministrja...

Close