X

Vdekja e aktorit Xhevdet Ferri, Viktor Zhusti s’mban dot lotët: O Zot! Është e paimagjinueshme!

Aktori i njohur, Viktor Zhusti është përlotur pasi ka marrë vesh lajmin e hidhur për vdekjen e kolegut të tij, Xhevdet Xhaferri. Në një lidhje live, në “News 24”, Zhusti nuk i mbajti dot lotët, teksa u shpreh se kjo ngjarje iu duk e paimagjinueshme. Zhusti shtoi se kishte takuar Ferrin dhe nuk e dinte që ishte i sëmurë.

“O Zot”, është e paimagjinueshme. Është e paimagjinueshme. Është gjëja më shokuese dhe më tronditëse, që kam pasur në këtë periudhë. Kohët e fundit bëmë filmin “Delegacioni” me të, që pati sukses të jashtëzakonshëm. Xhevdeti ka qenë, o Zot, ka qenë studenti im. Ka qenë i shkëlqyer, nuk di ç’të them. Iu shpreh ngushëllime të gjithë atyre që e kanë njohur. E kam takuar një vit më parë, kur ishim me xhirimet e filmit. Nuk e dija që ishte i sëmurë. O Zot, në atë kohë pati një incident dhe me një aktor tjetër, por e sollën në Tiranë me urgjencë dhe shpëtoi. Xhevdeti ishte shumë bashkëpunues, shumë i dashur dhe i sjellshëm. Çdo gjë mund të prisja sot, por vetëm këtë jo. Unë kam luajtur disa filma me Xhevdetin. E kuptoni sa e vështirë, pas një lajmi aq tronditës, të përqendrohem dhe të përmbledh kujtimet e mia me të. Sa e rëndë, sa e papritur dhe sa shokues ishte gjithë ky lajm. Me Xhevdetin kam një rrugë 50-vjeçare, ne ishim miq, aktorë, bashkëpunëtorë, studentë, pedagogë, e donim dhe e respektonim njëri-tjetrin … nuk e di,”- tha Zhusti ndër të tjera.

Ditën e sotme ndërroi aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante oprej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda, do të prehet në varrezat e Sharrës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
VIDEO/ Shikoni si u përfshi nga zjarri fabrika e babait të kryebashkiakut socialist

Fabrika e prodhimit të dyshekëve e Gjergji Kralit, babait të Redjan Kralit, kryetarit të bashkisë së Kavajës u përfshi nga...

Close