X

Rrahu një vit më parë grabitësin, sportistja nuk pendohet: E bëra për t’u treguar femrave…

Sportistja e UFC-së Poliana Viana nuk pendohet për rrahjen që i dha një grabitësi në Rio de Zhaneiro një vit më parë.

Ajo shprehet se veproi në vetëmbrojtje dhe për t’i sensibilizuar femrat për të reaguar në rast dhunimi apo kërcënimi. Në një deklaratë për mediat amerikane, braziliania shton se kritikat e mediave për dhunimin e grabitësit e kanë ndihmuar të bëhet më e fortë.

“Mbaj mend çdo gjë nga ajo ngjarje. Duket sikur ka ndodhur dje. Vëmendja rreth ngjarjes nuk zgjati shumë, por njerëzit vazhdojnë pyesin akoma. Mendoj se ishte gjëja e duhur për t’iu treguar grave se mund të jenë të aftë për të mbrojtur veten. Të bësh gjënë e duhur apo të gabuar do të ketë gjithmonë kritika. Por mbi të gjitha kjo vëmendje më bëri mirë”, shprehet 27-vjeçarja.

Një vit më parë, Viana u kërcënua nga një grabitës, i cili i kërkoi telefonin, por ajo u kundërpërgjigj duke e goditur me 2 grushta dhe një shkelm.

Fotot e grabitësit-viktimë u përhapën në të gjitha rrjetet sociale dhe u pa se ai ishte lënduar vërtet keq.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
“Zëri i Amerikës”: KE synon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars

Komisioni europian synon që hapja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të arrihet në...

Close