X

Tryeza e parë mes palëve për ‘Zgjedhoren’, Vasili: Çlirojmë vendin nga zgjedhjet e blera


Petrit Vasili ka thënë se takimi i parë mes palëve në tryezën për Zgjedhoren është hap i rëndësishëm.

“Është një hap në një moment të rëndësishëm për plotësimin e një kushti të Bundestagut. Pra një kush edhe për integrimin europian. E shëndosh një proces që është kaq shumë i sëmurë.

Do të kemi ekspertizën ndërkombëtare që adreson çështjet që janë bërë shkak i shkatërrimit të besimit tek qytetarët.

Baza e parimeve është një bazë parimore dhe njëherave aktorët kanë mundësi të shprehen dhe të jenë pjesë e një procesi konsensualiteti që më parë ka munguar.

Në këtë moment është hedhur një hap në këtë drejtim, do të ishte një mundësi për të çliruar vendin nga damka e zgjedhjeve të manipuluara dhe të blera por edhe hapjen e rrugës së integrimit europian që ka mbetur në vend numëro.”

Pse në tryezë me Damian Gjiknurin?

“Nuk imponojmë zgjedhjet e palës tjetër por nuk kemi ndryshuar mendim.”- tha Vasili.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Nuk u lejua të varroste të motrën që iu masakrua në Francë, vëllai i Brunilda Kovaçit tenton sërish vetëvrasjen

Vëllai i Brunilda Kovaçit, 37-vjeçares, e cila u gjet e masakruar në një pyll në Francë ka tentuar sërish vetëvrasjen...

Close