X

Sulmuesi shqiptar “bombardon” portën, shënon tre gola


Futbollisti shqiptarë, Benjamin Kololli ka zhvilluar një miqësore fantastike me ekipin e Zurichut duke shënuar tre gola.

Ekipi zviceran mundi në këtë test miqësor ekipin modest të Hallescher me rezultatin 4-3.

Kjo miqësore u zhvillua në kuadër të fazës përgatitore për pjesën e dytë të sezonit në Antalia të Turqisë.

Kosovari, Kololli zhbllokoi rezultatin në minutën e gjashtë të ndeshjes, ndërsa pas 13 minutave shënoi edhe golin e dytë.

Het-trikun e kompletoi në pjesën e dytë në minutën e 74-të, duke i siguruar Zurichut fitoren në këtë ndeshje. Sulmuesi i talentuar mund të jetë një nga futbollistët e grumbulluar nga trajneri Bernard Chellandes në të ardhmen.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Eduard Ndocaj me maskë oksigjeni, ish-deputeti i nënshtrohet një operacioni në Itali, gruaja mesazh dashurie: Ti je forca ime, të dua

Ish-deputeti Eduard Ndocaj është operuar ditën e sotme në spitalin ‘Morciano di Romagna’ në Itali. Këtë lajm e ka dhënë...

Close