X

PD hedh hapin e radhës për Reformën Zgjedhore, Basha: Mandatojmë Bylykbashin dhe Vasilin për dakordësim me palën tjetër


Lulzim Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore. Ky është hapi i radhës i PD që tregon do të përfshihet në një dialog dakordësimi në këto kushte me mazhorancën sa i përket miratimit të ‘Zgjedhores’.

Kryeopozitari akuzon mazhorancën se ka vonuar për 4 muaj miratimin e Reformës Zgjedhore ndërsa deklaron se opozita është gati për nisjen dhe përfundimin pa vonesë të saj.

“Prej muajit tetor opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore që i paraprin procesit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Prej shtatorit është kusht i patejkalueshëm i Bundestagut.

Kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur, në mungesë vullneti n

a pala tjetër. Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar plotësisht pikave të parashtruara në tetor.”- tha Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dhunohet Trejsi Sejdini? Dalin pamjet, ku dy të rinj e qëllojnë brenda mjetit luksoz

Një video e publikuar ditën e djeshme po qarkullon në mediat sociale, ku shfaqen dy presona të maskuar, që dhunojnë...

Close