X

Parodia/ “Zbythet” Lulzim Basha, ulet në tryezë me Gjinkurin e “Dosjes 184” dhe Rudina Hajdarin

Kryetari i Partisë Demokratike, duket se ka rënë dakord të bëjë hapa prapa dhe të kundërshtojë vetëveten, duke u ulur në tryezë për reformën zgjedhore, pikërisht me njeriun që e ka akuzuar si manipulues të zgjedhjeve në Dibër, Damian Gjiknurin.

Opozita kishte refuzuar më parë të merrte pjesë në tryezën e reformës zgjedhore, për shkak se ajo drejtohej nga Damian Gjiknuri. Por këto kundërshti të forta të lidershipit të opozitës, e cila përgjimet e zgjedhjeve të Dibrës, i përdori për të argumentuar manipulimin e zgjedhjeve nga mazhoranca, tashmë janë “thërmuar” dhe vetë kryetari i partisë, Lulzim Basha, ka pësuar edhe njëherë auto-amnezi, duke deklaruar se nuk komenton “papërgjegjshmërinë e palës tjetër”, për caktimin e Gjiknurit.

Për Lulzim Bashën, kjo nuk është hera e parë, që shkel mbi premtimet, aksionet apo parimet që vendos po vetë.

Që prej marrëveshjes famëkeqe të 17 majit 2017,  vijësjellja politike e kreut të PD-së, është e gjitha një lojë kulisash, pazaresh dhe  interesash. Këtë tregoi edhe ulja në tryezë, me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, duke shkelur mbi veten dhe aksionin politik të partisë që ai ka nën zotërim.

Të njëjtën sjellje shfaqi kryeopozitari, kur u përbetua se në 30 Qershor nuk do të kishte zgjedhje dhe se ato nuk “do të lejoheshin”. Edhe këtu, përbetimet u bënë shkrumb e hi. Kryetari ia dorëzoi të gjitha bashkitë Edi Ramës.

Po kështu, me një papërgjegjshmëri flagrante ndaj mbështetësve të partisë Demoraktike, por edhe qytetarëve në përgjithësi, Basha mashtroi se nuk do të hynte kurrë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, sepse ky i fundit ka akumuluar pushtet absolut dhe zotëron edhe rregullat e lojës. Por sot, Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj të shumtë në numër, por të paktë në vota, po i përgjërohen Edi Ramës, të mbajë zgjedhje të parakohshme, pa ndryshuar në thelb asgjë.
Edi Rama vijon të ketë pushtet absolut, mbështetje të fuqishme nga interesat okulte të oligarkëve dhe kontroll të padiskutueshëm të mediave kryesore në vend.

Megjithatë, zgjedhjet e parakohshme, për të cilat duket se palët kanë rëndë dakord, do të kenë një të mirë, sado të vogël.
Ato, ose do të largojnë nga skena politike Edi Ramën,  ose do të zhdukin përgjithmonë nga Partia Demokratike, Lulzim Bashën. Se cili nga këto opsione është më i mundshëm, shumica e qytetarëve që kanë mbetur  sot në Shqipëri, e kanë të qartë, ndërsa ata që janë larguar në emigracion, e kanë akoma edhe më të qartë…

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
“Reforma Zgjedhore të mbarojë deri më 15 mars 2020”, zbardhen konkluzionet e tryezës mes palëve (dokumenti)

Janë zbardhur konkluzionet e tryezës së parë të të gjitha palëve politike për Reformën Zgjedhore. Një ndër pikat e tryezës,...

Close