X

Nuk u lejua të varroste të motrën që iu masakrua në Francë, vëllai i Brunilda Kovaçit tenton sërish vetëvrasjen


Vëllai i Brunilda Kovaçit, 37-vjeçares, e cila u gjet e masakruar në një pyll në Francë ka tentuar sërish vetëvrasjen në burg.

Kjo është tentativa e dytë për vetëvrasje brenda në burg, pasi shteti nuk i dha leje për të dalë nga burgu dhe për të përcjellë të motrën për në banesën e fundit.

Shpëtim Kovaçi në herën e parë ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojës.

Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut, të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet në Sallën e Operacionit.

Mjekët e Urgjencës kanë deklaruar se ai është jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit, është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. Shpëtim Kovaçi, 32 vjeç, prej 8 vitesh është në burg, pasi akuzohet për vrasje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Parodia/ “Zbythet” Lulzim Basha, ulet në tryezë me Gjinkurin e “Dosjes 184” dhe Rudina Hajdarin

Kryetari i Partisë Demokratike, duket se ka rënë dakord të bëjë hapa prapa dhe të kundërshtojë vetëveten, duke u ulur...

Close