X

FOTO/ Haftari i Libisë largohet nga Moska pa nënshkruar marrëveshje armëpushimi


Asnjë përparim në bisedimet indirekte midis palëve ndërluftuese të Libisë. Komandanti ushtarak i renegatit të Libisë, Khalifa Haftar ka lënë Moskën pa nënshkruar një marrëveshje që do të zyrtarizonte një armëpushim në tentativë për ti dhënë fund luftës së gjatë civile, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Pas disa orësh negociata të ndërmjetësuara nga Rusia dhe Turqia, Haftar të hënën në mbrëmje kërkoi që deri të martën në mëngjes të shikonte dhe analizonte me detaje marrëveshjen e nënshkruar tashmë nga Fayez al-Sarraj, kreu i Qeverisë së Kombeve të Bashkuara për Marrëveshjen Kombëtare (GNA).

Por Haftar u largua nga Moska pa nënshkruar marrëveshjen e hartuar në bisedimet indirekte, citohet të ketë thënë Ministria e Jashtme ruse.

Burime libiane konfirmuan largimin e Haftarit.

“Draft-marrëveshja injoron shumë nga kërkesat e ushtrisë libiane,” u citua Haftar të thoshte nga rrjeti televiziv Al Arabiya.

Bisedimet në kryeqytetin rus u mbajtën një ditë pasi një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia hyri në fuqi në Libi.

Negociatat nuk përfshinin takimet e palëve ndërluftuese ballë për ballë, por Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha të hënën se kishte “përparim” dhe se Haftar e shikoi dokumentin e armëpushimit “pozitivisht”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Princesha Salma e Jordanisë, bëhet pilotja e parë femër e vendit të saj

E bija e mbretëreshës, Princesha Salma bint Abdullah është bërë gruaja e parë pilote e Forcave të Armatosura në historinë...

Close