X

FOTO/ Pas ndarjes nga Johnny Depp, Amber fotografohet me të dashurën e re


Amber Heard u fotografua duke u puthur me të dashurën e saj të re, Bianca Butti.
Butti ka qenë e diagnostikuar me kancer në gji në vitin 2015 dhe sëmundja iu rikthye në mars 2019.

Dyshja u panë duke u puthur ndërsa lanë një hotel në Kaliforninë Jugore përpara se të largoheshin me një makinë “Ford Mustang”. Amber, 33 vjeç dhe Bianca, 38 vjeç, nuk i ndanin dot duart nga njëra-tjetra edhe pasi hipën në automjet dhe u larguan duke u puthur.

Aktorja ka qenë shumë e hapur për biseksualitetin e saj, si privatisht me familjen dhe miqtë e saj, dhe publikisht në media.

Ylli i filmit “Aquaman”, ka pasur një lidhje 4-vjeçare me fotografen Tasya van Ree përpara se të binte në dashuri me Johnny Depp në setin e xhirimeve për filmin “Rum Diary” 2011.

Më pas ajo pati një lidhje me CEO-n e Tesla-s, Elon Musk, me të cilin u nda në 2018-n.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ Vjen në jetë djali i Alban Skënderajt! Miriam Cani ndan dedikimin emocionues dhe emrin plot kuptim

Këngëtarët, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë ndarë lajmit e gëzuar të ardhjes në jetë të djalit të tyre, Duam....

Close