

Deputeti i njohur i Partisë Socialiste, shkrimtari dhe piktori shumë i vlerësuar edhe nga vetë lideri Edi Rama, Fate Velaj, na bën me dije, se në datën 22 Janar 2020, do të promovojë në arabisht, romanin e tij “NIKON – Kur Danubi takoi Nilin”.
Ky promovim, do të kryhet në panairin e Kairos, i cili vizitohet nga 1.2 milionë njerëz.
Në 22 Janar mendohet që një pjesë e mirë e këtyre vizitorëve dhe disa të tjerë që do të jenë të pranishëm, si të ftuar specialë, pritet të parakalojnë tek libri i Fates.
– Ky promovim, – thekson autori, në njoftimin që na dërgon, do të jetë fillimi i një rrugëtimi tim të gjatë, nëpër botën arabe.
Është për t’u theksuar fakti, që Fate Velaj, si një nga njerëzit më të papërtuar të kësaj bote ku jetojmë, e ka filluar aktivitetin e tij artistik për këtë vit, që në datën 1 Janar 2020, me vizitën në varrezat qëndrore të Vienës. Në këtë varrezë, sikurse na njofton vetë Fatja, ai shkoi dhe ndezi një qiri tek varri i Bethovenit, duke thënë këto fjalë të pavdekshme:
– Faleminderit, që më frymëzove të realizoja ciklin tim “Kujtime nga e ardhmja” dhe veçanërisht pikturën time më të bukur, “Rapsodia e blusë së Jugut”! Faleminderit Ludvig!
Nuk është e qartë nëse Ludvig van Bethoven, atë ditë, pra në 1 Janar 2020, në varrezat e Vienës, e dëgjoi falenderimin e Fates apo jo, sepse siç dihet botërisht, sa ishte gjallë Bethoveni nuk dëgjonte fare nga asnjëri vesh. Ndoshta, pas vdekjes dhe sidomos pas falenderimit të Fates, mund të ketë ndodhur mrekullia dhe Bethovenit të pavdekshëm, t’i jetë kthyer dëgjimi, qoftë edhe për një ditë.
Vizita që Fatja ka bërë në varrin e Ludvig van Bethovenit dhe sidomos promovimi që ai do të bëjë në botën arabe, në Kairo, në 22 Janar, mendohet se ka ngjallur një zili të vetë kryesuesit të OSBE-së, liderit dhe piktorit botëror Edi Rama, i cili, është për t’u theksuar, që me gjithë lavdinë e tij politiko-artistike, ende nuk ka asnjë botim apo pikturë në vendet arabike.
Në këtë rast, mundet që Faten tonë, ta ndjekë një fat i zi brenda PS-së, thjesht për faktin që sukseset e tij artistike, janë shumë më të mëdha, se ato të liderit tonë suprem, Edi Rama.
PS. Më poshtë shihni me sytë tuaj kopertinën e librit të Fates në arabisht dhe lajmërimin e tij për promovimin e librit në Kairo, si edhe vizitën e deputetit tek varri i Ludvig Van Bethoven.
/TPZ.al/ Tej e këtej/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Shpërthen Frrok Çupi: Jozefina e ka shpirtin si mëngjes blu… Të vret për doktorin, kandidatët e saj, model Rama!
Shqipëria përmbytet nga vaksinat, shtohen edhe 8190 doza. Rama zbret në Rinas: Moisiun e vaksinuam se i fillon emri me “A”
Edi Rama: Gomari gjithmonë jam unë, sepse mbaj ngarkesa. Konica ka thënë një gjë që e di vetëm unë!
Ndodh çudia/ Shqipëria, që ka vetëm një valixhe me vaksina, prodhoi pasaportën e vaksinimit!
Alarm i Frrok Çupit: Grusht shteti i Ilir Metës! Të gjithë jemi të vdekur, populli shqiptar futet në varr për së gjalli…
“Triumf i madh, i paparë dhe i vërtetë i Fatos Nanos”/ Shpërthen politikani dhe shkrimtari i pavarur Fred Peza
“Pfizeri” tall menderen me Edi Ramën dhe ky nga inati bën m*t Ermal Mamaqin!
Avokati i ndritur Ngjela: Mendoj se ambasadorja Yuri Kim, ashtu si unë, mendon që Basha të mos kandidojë fare në zgjedhje!
Lini nje Koment