X

EMRI/ “Skifteri” që trazoi gjermanët, gjykata merr vendimin për grabitësin serial


Gentian Duraku është njëri nga 40 të pandehurve për grabitje, i ashtuquajtur ndryshe si skifteri. Ai është nën gjykim në Shqipëri, ndërsa shumë të tjerë janë nën gjykim në Gjermani për një seri grabitjesh që kapin shifrën e gati 500 mijë eurove.

Si pjesë e grupit të strukturua kriminal që kryeu 51 grabitje në Gjermani, Gentian Durakut, i është pranuar gjykim i shkurtuar. Duraku ishte i pranishëm në seancë. Nga hetimet grupi grabiste nga e hëna në të shtunë dhe të dielën e kishin pushim.

Në disa nga grabitjet rezulton se kanë bërë vetëm dëme dhe nuk kanë marrë asgjë. Dy skifterat pjesë e grupit Duraku, janë dënuar në Gjermani Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj.

Hetimet e autoriteteve shqiptare janë bazuar tek leterporosia gjermane.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Olsian Çela kërkesë KQZ-së: Na sillni formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës

Një tjetër kryebashkiak socialist nis përballjen me drejtësinë. Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka...

Close