X

E PLOTE/ Zbardhet oferta e fundit që Albin Kurti i ka bërë Isa Mustafës

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka bërë publike ofertën që kryetari Albin Kurti i ka bërë kreut të LDK-së Isa Mustafës për bashkëqeverisje. Bislimi thotë se LVV ka propozuar që nga 12 të bëhen 14 ministri, ku LDK do të ketë 6 të tilla.

“Në përpilimin e këtij propozimi,Vetëvendosje beson se është bërë edhe një kompromis shumë i madh, meqë gatishmëria për të rritur numrin e ministrive (nga të cilat VV nuk përfiton asesi), vetëm do ekspozojë me pakënaqësitë e opinionit publik, i cili me të drejtë do të na sulmojë për lëvizje nga premtimi para dhe paszgjedhor për reduktim të numrit të ministrive në 12 sosh).

Shumica e skenarëve që janë listuar nëpër media gjatë ditës së sotme nuk janë nxjerrë nga propozimi origjinal, por janë më tepër të derivuara nga spekulimet që kanë qarkulluar në vazhdimësi në media” – thotë Bislimi që tregon edhe ofertën e plotë drejtuar Isa Mustafës.

“1. E shtojmë numrin e ministrive në qeveri, nga 12 në 14 sosh, ku Lëvizja VETËVENDOSJE ka 5 ministri kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka 6 ministri. Ministria shtesë për LDK vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LVV. 3 ministri i kanë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlen dakordimi i mëhershëm që zëvendëskryeministri i parë i takon LDK-së, ndërkaq zëvendëskryeministri i dytë LVV-së.

2. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet, ashtu që Kultura dhe Rinia i bashkangjiten Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa Sporti i bashkangjitet Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal janë dy nga tri ministritë që u jepen pakicave. Ministria e tretë është ajo për Komunitete.

3. Bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK që përfshin qëndrimin karshi presidentit aktual, përpjekjen për koncensus dhe kufizimin karshi ujdive eventuale me ish PAN-in” – thuhet në propozim e Albin Kurtit duke e mbyllur me fjalët drejtuar Isa Mustafës: “Shpresoj ta pranoni propozimin tonë dhe pa humbur kohë ta formojmë qeverinë e ta zbatojmë programin e harmonizuar qeverisës”. 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Operacioni i gjerë në Tiranë/ Këta janë të ndaluarit me urdhër prokurorie, mes tyre tre ndërtues (Emrat)

Mbrëmjen e sotme policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion për arrestimin e mbi 40 personave të akuzuar si përgjegjës...

Close