X

Dhuna në familje dhe vjedhjet çojnë në pranga pesë persona, në Tiranë


Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për kryerjen e veprave penale “dhunë në familje” dhe “vjedhje”.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë:

1. Ç., 32 vjeç, banues në Tiranë
2. K., 49 vjeç, banues në Tiranë
3. M., 31 vjeç, banues në Tiranë
4. O., 20 vjeç, banues në Tiranë
5. Sh., 54 vjeç, banues në Tiranë

Njoftimi i policisë:

Tiranë,

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u ndalua për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi R. Ç., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën e tij ka kanosur me jetë babain e tij, si dhe i ka kërkuar para duke ushtruar dhunë psikologjike.

-Gjithashtu, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u ndalua për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi F. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bazë të procedimit penal të vitit 2019 ka rezultuar si autor i dyshuar i vjedhjes së një biçiklete dhe disa pijeve alkoolike në një supermarket.

– Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi G. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

– Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim F. O., 20 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

– Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim I. Sh., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Reforma Zgjedhore dhe axhenda e opozitës/ Pas Kryemadhit, një tjetër aleat në zyrën e Bashës

Brenda këtij muaji PD pritet të paraqesë propozimet e saj për Reformën Zgjedhore. Sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi...

Close