X

Tronditëse/ Nëna e la vetëm në shtëpi për një javë, 3-vjeçarja konsumon detergjent dhe vdes

Vdekja e një 3-vjeçareje ka tronditur të gjithë Rusinë. Vogëlushja Kristina vdiq për shkak se konsumoi një sasi të konsiderueshme të një pluhuri larës pasi ishte tepër e uritur, duke qenë se ndodhej prej një jave e vetme në shtëpi.

Nëna e saj Maria Plenkina 21 vjeç, ishte duke festuar me miqtë. Vajza u gjet e zhveshur në një dhomë tepër të ftohtë, në brendësi të së cilës kishte një sasi të madhe mbeturinash.

Trupi i pajetë i Kristinës u gjend nga gjyshja e saj 47-vjeçare Irina Plenkina, e cila kishte shkuar për ta vizituar fëmijën dhe për t’i uruar asaj ditëlindjen e tretë.

Nëna, e cilësuar “e keqe”, nga fqinjët dhe mbarë rrjeti po përballet me një gjykim që varion nga tetë deri në 20 vite burg për vrasjen misterioze të fëmijës së saj. Nëna 21-vjeçare është parë duke qarë në sallën e gjyqit.

“Unë kurrë nuk kam dashur që ajo të vdesë”, u shpreh gruaja para trupit gjykues. Por hetuesit deklarojnë që në momentin e arrestimit dhe marrjes në pyetje Maria është dukur tepër gjakftohtë, ajo ka thënë në prani të tyre se: “Po, unë u largova, e mbylla ujin dhe e lashë fëmijën tim pa ujë dhe ushqim.”

Ndërsa mamaja e Marias dhe gjyshja e Kristinës shprehet se ajo nuk dinte asgjë se vajza e saj do të largohej, sepse në të kundërt do të shkonte t’i qëndronte pranë dhe të kujdesej për mbesën e saj të ndjerë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Burri kap gruan duke e tradhtuar me shokun e ngushtë, i dashuri i saj poston videon nudo në rrjetet sociale (VIDEO)

Një burrë në Kinë ka kapur gruan e tij duke e tradhtuar me mikun e tyre të përbashkët, pasi ka...

Close