X

“M’u errën sytë dhe…”/ Zbardhet dëshmia e vrasësit të kunatës: Investova shumë, por …

Ka dalë sot përpara Gjykatës Penale të Tiranës, Erdet Çapoku, i cili masakroi me thikë dhe me sende të forta kunatën e tij, Enkeledën.

Gjykatësi Llazer Sallaku  pranoi kërkesën e prokurorisë, duke dhënë masën e arrestit me burg pa afat për Çapokun.

‘Unë nuk mbaj mend në lidhje me ngjarjen që kam kryer. Unë kam investuar për kunatën dhe mbesën por ato nuk më kanë mbështetur. Nuk jam në gjendje të rikujtoj hap pas hapi ccfarë ka ndodhur’, mësohet të ketë thënë Çapoku në seancë.

Çapoku është braktisur dhe nga familjarët e tij, të cilët kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm në seancën e sotme.

Kujtojmë se Erdet Çapoku e ka pranuar vrasjen e kunatës së tij Enkeleda Çapoku, ndaj të cilës kohë më parë kishte pasur dhe një urdhër mbrojtjeje.

Dëshmia e Erdetit një ditë pas kryerjes së krimit:

‘Ditën e djeshme unë kam lënë punën pasdreke, kam shkuar në banesën ku jetoj me qera janë ndërruar kam dalë tek ‘Ura Ngushtë’ në anën e Laprakës, piva kafa e u ktheva në shtëpi.

Kam  marrë një bisht druri sqepari që e kisha në shtëpi e mbaja si masë mbrojtëse mora një thikë që e kisha në banesë dola shkova tek ‘Ura Ngushtë’ tek lokali në anën e Paskuqanit, piva një birrë dhe një raki dhe shkoi ora 23:30 dhe jam nisur për tek banesa e kunatës time Enkeledës. Kam  shikuar rrotull nuk kishte njeri i kam rënë derës me sup dhe u futa brenda, pasi e dija që shuli nga brenda ishte i dobët dhe kam shkuar direkt tek krevati tek dhoma e gjumit.

Unë e dija që Xhevaire Fjolla flinte tek krevati tek dhe Enkeleda me vajzën te krevati dopio. Kam qëlluar me shkopin e drunjtë një herë në krahë Xhevahiren që të mos ngrihej pastaj kam goditur në fillim me shkop e drunjtë që  Enkeledën dhe kur ajo reagoi u ngrit mua m’u errën sytë dhe kam nxjerr nga brezi thikën dhe e kam goditur pa e ditur se ku disa herë, por se sa nuk e kujtoj.

Pastaj kam dalë kam marrë biçikletën kam shkuar tek ‘Ura e Ngushtë’ dhe kam dalë në Laprakë. Kam shkuar tek banesa e shtetasit Apostol Bitika që e kam djalë daje. Rreth mesnatës, nuk i kam treguar se çfarë kisha bërë dhe jam ulur direkt në gjumë ku jam ngritur rreth orës 09:30 dhe në 12:30 erdhi policia te banesa e kushëririt dhe më morën.

Kaq kam për të deklaruar.’

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shqipëria ka nevojë për OSBE… OSBE ka nevojë për Liderin Global…

Nga Kastriot Islami Shqipëria, vendi kandidat i BE dhe anëtar i NATO-s është vendi i vetëm nën monitormin e OSBE...

Close