X

Si u bënë armiq miqtë e vjetër SHBA-Iran. Marrëdhëniet mes dy rivalëve, që mund të shkaktojnë Luftën III Botërore


Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë qenë gjithnjë armiq. Presidentët e SHBA, nga Eisenhower te Carter, e konsideronin Iranin si mikun e SHBA-ve.

Historia nis në ditët e para të Luftës së Dytë Botërore. Më 1941, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik pushtuan Iranin, sepse sundimtari Reza Shah dukej i paaftë për të kundërshtuar ndikimin nazist.

Ata e detyruan atë të jepte dorëheqjen. Djali i Reza Shahut, Mohammad Reza Pahlevi, u vendos si udhëheqësi politik i Iranit, sepse ai u duk se do përmbushte kërkesat e aleatëve.

Ai u bë Shah dhe shërbeu si në monarki kushtetuese me fuqi shumë të kufizuar. Pas luftës dhe pushtimeve, një lëvizje nacionaliste iraniane u përpoq për të eliminuar ndërhyrjen e huaj në vendin e tyre.

Britania e Madhe tërhoqi forcat e saj, por sovjetikët mbetën. Bisedimet e zgjatura rezultuan në një marrëveshje që të krijohej një kompani nafte iraniane-sovjetike. Forcat sovjetike përfundimisht u tërhoqën, pjesërisht, sepse Presidenti i SHBA, Harry Truman, dërgoi një paralajmërim të ashpër në Moskë.

Nacionalistët orkestruan protesta kundër marrëveshjes së propozuar sovjetike të naftës dhe ajo u refuzua. Më pas, nacionalistët shënjestruan kompaninë anglo-iraniane të naftës të kontrolluar nga qeveria britanike që monopolizoi prodhimin e naftës. Gjenerali HajAli Razmara, i cili favorizoi britanikët, u vra. Nacionalisti i zjarrtë, Mohamed Mosaddeq, doli si udhëheqës i fushatës kundër kompanisë së naftës.

Shahu favorizoi nacionalizimin dhe pavarësisht kërcënimeve britanike, ai emëroi Mosaddeq si Kryeministër në prill 1951. Marrëdhëniet diplomatike me Britaninë u ndërprenë. Kriza ekonomike çoi në trazira politike. Mosaddeq flirtonte me partinë komuniste iraniane, Tudeh, apo edhe Bashkimin Sovjetik, ndërsa ai manovroi midis rivalëve të tij politikë. Ndërkohë, Mosaddeq ndoqi shpronësimin në stilin sovjetik të pasurive të tokës. Ekonomia iraniane u përkeqësua dhe partia Tudeh tregoi forcën e saj duke organizuar trazira dhe sulme. Më 19 gusht 1953, Shahu e shkarkoi nga detyra Mosaddeq.

Rezultoi se kryengritja kundër Mosaddeq dhe manovrat ushtarake pro-Shah ishin organizuar nga agjentë sekretë britanikë dhe CIA nga shqetësimi që Irani mund të tërhiqej si orbitë sovjetike. Shahu u konsiderua si një mjet i interesave perëndimore. Duke vazhduar të mbështesin Shahun, SHBA dhe Britania e Madhe hynë në politikat e tij. Shahu ishte i vendosur të konsolidojë fuqinë e tij.

“Diktatura e babait tim ishte e nevojshme dhe autoritarizmi im është gjithashtu i nevojshëm”, u citua ai. Kushtetuta iraniane u ndryshua për të rritur fuqinë e Shahut. Në vitin 1957, agjentët e fshehtë të CIA ndihmuan Shahun të themelonte SAVAK. Synimi ishte për një agjenci për mbledhjen e inteligjencës, por së shpejti misioni i saj u bë të ndihmonte miqtë e Shahut dhe të shkatërronte armiqtë e tij.

Gjatë viteve 1960, Shahu filloi të bënte armiq midis klerikëve shiitë. Mes të indinjuarve ishte Ayatollah Khomeini, i njëjti klerik që do të luante një rol kryesor në revolucionin iranian të 1979 kundër Shahut. Khomeini arriti të zgjerojë një rrjet të thellë mysliman, duke komplotuar kundër Shahut. Demonstratat e mëdha kundër Shahut filluan në tetor 1977. Ato u intensifikuan në janar 1978 dhe u pasuan nga greva, që mbyllën në mënyrë të konsiderueshme ekonominë iraniane. Shahu u largua nga vendi në janar 1979.

Ayatollah Khomeini doli si udhëheqësi kryesor i revolucionit dhe i regjimit pasardhës teokratik. Me sa duket, CIA dhe Departamenti i Shtetit nuk arritën ta parashikojnë këtë trazirë sepse ata kishin kontakte të kufizuara me njerëzit në lëvizjet që kundërshtonin Shahun. Amerikanët u çuditën kur befas, “miku” i tyre iranian u bë një armik i hidhur. (marrë me shkurtime nga Jim Powell në “Forbes”)

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, BOTA
Flluska plasi! Infantilët llomotitës, idiotë të dobishëm të Serbisë në Tiranë

Nga Shaban Murati Nuk u deshën më shumë se pesë ditë nga samiti i tretë në Tiranë i ithtarëve jugosllavë...

Close