X

Gjithçka për të shfryrë inatin, ja si promovohej vendi i sheikëve nga Alketa Vejsiu disa kohë më parë


Alketa Vejsiu u hakmorr hapur me tre moderatoret e njohura të televionit shqiptar, Xhemi Shehun, Luana Vjollcën dhe Marina Vjollcën. Si detajin më thumbues për të analizuar dy motrat Vjollca, mori vendin në të cilët ato po pushojnë këto ditë.

E quajti Dubain si vendi i sheikëve dhe një destinacion që nuk duhej promovuar, por pak kohë më parë ka qenë faqja zyrtare e revistës “Class”( nën drejtimin e Alketa Vejsiut), që e quante një super destinacion për natën e ndërrimit të viteve.

“Disa nga të famshmit shqiptarë zgjodhën këtë super destinacion për natën e ndërrimit të viteve”,- shkruhet në një prej statuseve të revistës “Class”, në sfondin e së cilës shfaqen Marina Vjollca dhe Lori Hoxha, të cilat zgjodhën Dubain.

Pasi Alketa Vejsiu bëri statusin e saj thumbues, drejtuar motrave Vjollca, nëpërmjet revistës “Class”, ka qenë i menjëhershëm reagimi nga ana e Getoar Selimit, përmes një telefonate, për të fshirë shkrimin. Në statusin për motrat Vjollca, flitej për jetën e sheikëve dhe për format e theksuara trupore. Moderatorja Vejsiu ka marrë masa, duke lënë vetëm foton, dhe duke zhdukur çdo fjalë drejtuar Marinës dhe Luanës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Më vjen turp”, Trejsi Sejdini braktis Leonard Dukën: S’mbaj përgjegjësi për ty, jam seks simbol dhe s’ngatërrohem me gjëra të paligjshme

“Miss Universe Albania”, Trejsi Sejdini, e njohur si “gangsterja e Elbasanit”, ka folur për herë të parë lidhur me thashethemet...

Close