X

Khamenei sulmon Shqipërinë: Një vend i vogël dhe djallëzor! Rama: Jemi në duar të sigurta, nuk rrezikohemi!

Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, krahas akuzave dhe kërcënimeve që ka dërguar në drejtim të SHBA-së, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, ka shigjetuar edhe Shqipërinë.

Ai e quajti vendin tonë një “vend të vogël djallëzor”. Edhe pse nuk i’u referua me emër, është e qartë se Khamenei i referohej pikërisht Shqipërisë, sepse vendi ynë ka strehuar muxhahedinët.

Ai i’u referuar vendit tonë si  “një vend shumë i vogël, por shumë i keq europian, ku amerikanët bashkepunojne me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”.

Me termin tradhtar, Khamenei i referohet muxhahedinëve të MEK, ndërsa Shqipëria është vendi i vetëm europian, në të cilin ata janë strehuar.

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas kësaj deklarate, duke u shprehur se Shqipëria nuk është e rrezikuar dhe se muxhahedinët gjenden në vendin tonë, si pjesë e një misioni humanitar.

“Kjo është një temë dhe një çështje që nuk është e re për ne, në raport me Iranin. Ne kemi ndërmarrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare, që është në vazhdën e një aleance strategjike të padiskutueshme me SHBA-në për t’i rihapur dyert një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën. Edhe në marrëveshjen që është bërë, ata njerëz janë në Shqipëri në kuadrin e një operacioni humanitar jo politik. Ne e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat dhe sa janë të obsesuar për të mbytur çdo gjë dhe për të mbytur çdo kundërshtar në të gjithë globin. Nuk besoj se kjo ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë dhe nuk kemi arsye të besojmë këtë sepse ne jemi në kontakt permanent me aleatët tanë dhe kur është puna te inteligjenca ata janë të pakonkurrueshëm botërisht dhe në këtë rast ne jemi në duart të sigurta kur është fjala të informacioni”, tha Rama.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/