X

Hakmarrja e Iranit, sulmohen me raketa bazat amerikane në Irak (video)

Irani e ka nisur hakmarrjen ndaj SHBA-së, pas mesnate. Sipas raportimit të televizionit shtetëror, Teherani  ka sulmuar dy baza ajrore të ushtrisë amerikane në Irak.

CNN raporton se 10 raketa  kanë goditur bazën al-Asad, në afërsi të Bagdadit. Ende nuk raportohet për ndonjë viktimë.

Garda Revolucionare e Iranit e ka paralajmëruar SHBA-në dhe aleatët e saj të mos provojnë kundër-reagim pas këtij sulmi. Përshkallëzimi i konfliktit mes dy vendeve vjen pas vrasjes nga SHBA të gjeneralit iranian Kasem Souleimani.

Presidenti Trump u informua për sulmet me raketa në bazat ajrore, të përdorur nga trupat amerikanë në Irak.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve në objektet amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME
A do të dorëhiqej nga posti i Presidentit? Meta: Nuk jam dezertor, veprim që do të kënaqte armiqtë e Shqipërisë

Presidenti Meta ka thënë në emisionin ‘Tempora’ të gazetares Sonila Meço se nuk e ka menduar kurrë dorëheqjen nga posti...

Close