X

“Do të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht”- Harry e Meghan heqin dorë nga statusi mbretëror

Princi Harry dhe Meghan kanë vendosur të heqin dorë nga të qenit anëtarë të familjes mbretërore dhe se do të ndajnë kohën e tyre mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.

Në një deklaratë të lëshuar nga Buckingham Palace, çifti tha se ata planifikojnë të “krijojnë një rol të ri progresiv brenda këtij institucioni”.

Ata thanë se synojnë të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht.

Në deklaratën e tyre, të postuar edhe në faqen e tyre në Instagram, çifti tha se ata morën vendimin “pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme”.

“Ne synojmë të tërhiqemi si anëtarë të Familjes Mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, ndërsa vazhdojmë të mbështesim plotësisht Madhërinë e saj, Mbretëreshën”, shkruajnë ata në Instagram.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Mori 150 euro për provimin, pezullohet pedagogu i Mjekësisë, SPAK nis hetimin

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e pedagogut të urgjencës kirurgjikale, Besnik Faskaj, i cili i mori një...

Close