X

A do të dorëhiqej nga posti i Presidentit? Meta: Nuk jam dezertor, veprim që do të kënaqte armiqtë e Shqipërisë

Presidenti Meta ka thënë në emisionin ‘Tempora’ të gazetares Sonila Meço se nuk e ka menduar kurrë dorëheqjen nga posti i Presidentit pavarësisht hetimit nga komisioni hetimor parlamentar dhe ngjarjeve politike prej qershorit të 2019.

Ai ka thënë se një veprim i tillë do të ishte tradhëti ndaj atdheut dhe se do të kënaqte gjithë armiqtë e Shqipërisë.

‘Dorëheqja ime do të ishte tradhëti ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, tradhëti ndaj interesave kombëtare për të cilat jam betuar me dorë mbi Kushtëtutë që do t’i mbroj. Dorëheqja e z.Meta do të kënaqte të gjithë armiqtë e Shqipërisë. Unë nuk jam thjesht në një detyrë, por jam në një mision. Z.Meta nuk është dezertor.’- tha Presidenti Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Meta ‘shpërthen’ në emision: Disa të huaj që na përdhunuan Kushtetutën, ta bëjnë me Kushtetutën e tyre

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër gjatë një debati me profesorin nga Kosova, Nezir Krakin në lidhje me veprimet apo...

Close