X

“Lufta sjell vdekje e shkatërrim”, Papa Françesku i shqetësuar për tensionet SHBA-Iran, thirrje palëve: Largohuni nga hija e armiqësisë!


Tensionet e ashpra mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Irani, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleiman, nga forcat amerikane, kanë ngjallur reagime të forta botërore, por edhe frikë për një luftë të mundshme.

Së fundi, ka reaguar dhe Papa Françesku, i cili iu bën thirrje të dyja palëve për dialog dhe vetëpërmbajtje. Duke folur në lutjen e së dielës në Vatikan, Papa foli dhe për një ajër të tmerrshëm tensioni që tani mund të ndihet në shumë pjesë të botës.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të mbajnë ndezur flakën e dialogut dhe të vetëpërmbajtjes dhe të largohen nga hija e armiqësisë. Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim”, tha Papa Françesku.

Ju kujtojmë se të premten, një sulm amerikan me dron, në një kolonë në aeroportin e Bagdadit vrau komandantin ushtarak iranian, Qasem Soleimani, duke dhënë premtime për hakmarrje të ashpër nga Teherani.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Zbardhja e vendimit nga Gjykata, Salianji: Dënim politik, konkluzionet pikë e presje si të Prokurorisë, ja faktet që u falsifikuan

Ish- deputeti Ervin Salianji ka reaguar një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila e dënoi...

Close